Arbëri

Unioni doganor i Ballkanit zor se do të krijohet

Kryetari i Lëvizjes Evropiane në Serbi, Mihajllo Crnobërnja, nuk beson se mund të krijohet unioni doganor i Ballkanit. Krijimin e këtij Unioni ai e quajti “kafshatë të madhe”.

Këtë deklaratë ai dha gjatë një konference ndërkombëtare, që po mbahet në Beograd në lidhje me Procesin e Berlinit.

Ideja e Procesit të Berlinit është një përpjekje e përbashkët që Ballkanit Perëndimor t’i ofrohet mbështetje dhe insiston në detyrimet që Bashkimi Europian ka marrë përsipër ndaj këtij rajoni, transmeton Koha.net.

Kështu ka deklaruar ambasadori i i Italisë në Beograd, Xhuzepe Manco.

Në Konferencën mbi Procesin e Berlinit, që e mbajti në Beograd, ambasadori Manco tha se Italia, që kryeson samitin e gjashtëshes ballkanoperëndimore më 12 korrik në Trieste, do të kontribuojë për integrimin e Ballkanit Perëndimor qoftë në formën e anëtarësimit në BE ose për ndonjë formë tjetër.

Kryetari i Lëvizjes Europiane në Serbi, Mihajllo Crnobërnja tha se nuk beson në krijimin e unionit doganor të Ballkanit, duke u shprehur se ai do të ishte “një kashatë e madhe”. Por, “janë të mundshme përmirësimet në kuadër të marrëveshjes së tashme” – u shpreh ai.