Arbëri

Kosova importoi mallra në vlerë prej 309 milionë eurosh e eksportoi vetëm 28.7 milionë

Foto: Koha / ilustrim
 

Mbi 18.3 për qind më e lartë është vlera e deficitit tregtar në muajin korrik të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në mungesë të prodhimit Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 309 milionë eurosh apo 12.3 për qind më shumë se në korrikun e vitit të kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuar të premten, këtë vit ka pasur rënie të eksportit për 25 për qind, ku u eksportuan vetëm 28.7 milionë euro.