Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emrat e aktivistëve të arrestuar të VV-së

[12-54] - Policia e Kosovës arrestoi 8 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE, gjatë ditës së sotshme, ndër ta dhe një deputete të Kuvendit të Kosovës, teksa po zhvillonin aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave, raporton Koha Ditore.

Të arrestuar janë: Saranda Bogujevci, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Arta Berisha, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi.


6 aktivistë të VV-së të arrestuar, në mesin e tyre edhe deputetja Bogujevci

Aksioni simbolik i VV-së kundër dhunë para stacion ti policor ka degraduar-në dhunë.

Pas hedhje së ngjyrës së kuqe deh disa gurëve, Policia ka reaguar duke u përpjekur t’i largojë aktivistët, raporton KTV.

Edhe Krejt çka ndodhi në përleshjen e aktivistëve të VV-së me Policinë sot në Prishtinë Video Krejt çka ndodhi në përleshjen e aktivistëve të VV-së me Policinë sot në Prishtinë

Gjatë ndërhyrjes së Policisë janë arrestuar 6 aktivistë ndër të cilët edhe deputetja Saranda Bogujvci.


 

Aksion simbolik i VV-së të Policia, arrestime të aktivistëve

Aktivistë të Vetëvendosje kanë zhvilluar sot një aksion simbolik në kundërshtim të dhunës ndaj gruas dhe me këtë rast kanë fajësuar policinë, për siç kanë thënë mos efikasitet të saj në parandalimin e dhunë e cila në disa ka degraduar edhe në vrasje.

Edhe Aktivistet e liruara të VV-së thonë se “Policia i ka duart me gjak të grave” Video Aktivistet e liruara të VV-së thonë se “Policia i ka duart me gjak të grave”

Ata kanë përmendur vrasjen e fundit që ndodhi në Gjakovë kur u vranë nënë e bijë.

Është hedhur ngjyrë e kuqe në stacion të Policisë dhe policia ka burgosur disa aktivistë.