Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka regjistruar 11 raste të vdekjes nga COVID-19, në 24 orët e fundit. MSH-ja njofton se nga 3251 testime, 519 kanë rezultuar pozitivë, duke çuar numrin e të infektuarve në 120.541, ndërsa janë shëruar 671 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 2133 të vdekur nga COVID-19 derisa numri i të shëruarve është 84.625 pacientë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo