Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar shifrat e infektimeve brenda 24 orëve, ku janë kryer 2115 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1062 qytetarë.
Në nivel qendror në Shqipëri janë 9,564 qytetarë janë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 768 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 283,224 që nga fillimi i epidemisë.