Arbëri

Kosova do të bashkëpunojë me Britaninë në adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës

Kosova do të bashkëpunojë me Britaninë në adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, priti në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Përfaqësuesin Special të Kryeministres britanike për parandalimin e dhunës seksuale në konflikte njëherësh Ministër i Shtetit për Komonuelth dhe Kombe të Bashkuara, Lordin Ahmad, me ekipin e tij.

Sipas njoftimit nga MPJ, takimi ishte rezultat i diskutimeve të mëhershme në margjina të Samitit të Londrës, ndërsa u diskutua mbi mbarëvajtjen e deritanishme të dialogut të nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë si dhe në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe nismave të përbashkëta sa i përket viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe adresimit të kësaj çështje në nivel ndërkombëtarë.