Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova do të bashkëpunojë me Britaninë në adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, priti në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Përfaqësuesin Special të Kryeministres britanike për parandalimin e dhunës seksuale në konflikte njëherësh Ministër i Shtetit për Komonuelth dhe Kombe të Bashkuara, Lordin Ahmad, me ekipin e tij.

Sipas njoftimit nga MPJ, takimi ishte rezultat i diskutimeve të mëhershme në margjina të Samitit të Londrës, ndërsa u diskutua mbi mbarëvajtjen e deritanishme të dialogut të nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë si dhe në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe nismave të përbashkëta sa i përket viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe adresimit të kësaj çështje në nivel ndërkombëtarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lexo edhe: Amnistia për kohën e luftës, pjesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi

“Dëshiroj të falënderojë fuqishëm Mbretërinë e Bashkuar për organizimin fantastik të Samitit të Londrës dhe temave që u diskutuan aty. Shpresoj që klima pozitive që mbretëroi në Londër të vazhdojë të dominojë agjendat e secilës Qeveri dhe secilit vend të Ballkanit Perëndimor”, citohet të ketë thënë kryediplomati kosovar.

Në vazhdim, numri dy i Qeverisë, Pacolli, i ka shprehur një mirënjohje të veçantë Lordit Ahmad dhe Qeverisë britanike për adresimin dhe trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtarë, duke shprehur përkushtimin e plotë Institucional për bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë në mes dy vendeve në aktivitetet e tanishme dhe nismat e reja.

Lexo edhe: Presidenca e mohon se në dialog u diskutua që të amnistohen krimet e luftës në Kosovë