Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, priti ambasadorin britanik të ngarkuar me organizimin e Samitit të Londrës, Andrew Page, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Pacolli e njohu bashkëbiseduesin me përpjekjet për të zgjidhur problemin e lëvizjes së lirë të qytetarëve midis Kosovës dhe Bosnjës.
Mysafiri prezantoi prioritetet e Presidencës Britanike të Procesit të Berlinit, në planin ekonomik, të çështjeve politike dypalëshe me fokus krimet e luftës dhe personat e zhdukur, si dhe sigurisë.
Ai njohu Pacolli me iniciativën britanike për personat e zhdukur, që do të drejtohet nga Princi i Uellsit, i përfshirë që më herët në këtë problem.
Pacolli prezantoi idenë e tij për një Zonë të Lirë Ekonomike ndërkufitare midis veriut të Kosovës si një i tërë, me jugun e Serbisë. Ai, tutje kërkoi ndihmën britanike për shkolla të arsimit profesional, për teknologjinë dixhitale, për t’i dhënë rinisë shpresën e humbur.
”Ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit ka krijuar energji të re rinore dhe ne duhet ta kanalizojmë drejt këtë energji kah zhvillimi, kah mësimi i shkathtësive të reja profesionale, etj”, tha Pacolli.
Edhe
Nis Samiti i Procesit të Berlinit në Londër
Britanik e njohu Pacollin me mundësitë e reja që krijohen për financime projektesh të Kosovës, me mbështetje britanike, me gjithë daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Samiti i Londrës, është aktivitet në kuadër të Procesit të Berlinit, iniciativë e kancelares Merkel, i cili i njeh dhe Britanisë së Madhe një rol të rëndësishëm në inkurajimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
-
Në Kosovë, pak pritje për atë që mund të prodhojë Samiti i Procesit të Berlinit
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
Integrimi në BE e aktualiteti politik në Kosovë – çështjet që u diskutuan mes Kurtit e Sorensenin
-
Sorensen: Takime të mira me Vuçiqin, rreth përparimit në zbatimin e Ligjit të Kosovës për të huajt