Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje për fishekzjarrët në UP: Mos ia merrni frymën qytetarëve në Prishtinë

Vetëvendosje ka kërkuar parandalimin e hedhjes së fishekzjarrëve në kampusin e Universitetit të Prishtinës, në kuadër të koncertit të bankës ProCredit.

VV ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës, nga Qeveria dhe nga Policia e Kosovës që të bëhet publike leja për këtë aktivitet në hapësirën e Bibliotekës Kombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo parti po ashtu ka kujtuar premtimet për uljen e ndotjes së ajrit në kryeqytet dhe thotë se në vend që të përmirësohet cilësia e ajrit, po lejohen aktivitete që kontribuojnë në përkeqësim të gjendjes.

Ky është reagimi i plotë i VV-së:

Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë janë njoftuar sot nga autoritetet se në kampusin universitar pranë Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, në koncertin promovues që planifikohet të mbahet sot nga një bankë komerciale, është parashikuar që të hidhet rreth një ton fishekzjarre.

Gjatë këtij viti, sipas matjeve zyrtare, është konfirmuar se qyteti i Prishtinës është një prej qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Janë premtuar shumë masa nga Komuna e Prishtinës dhe Qeveria për ta ulur ndotjen e ajrit në kryeqytet. Prandaj, është shqetësues fakti që në vend se të përmirësohet cilësia e ajrit më masa të ndryshme, kuptojmë se lejohen aktivitete që kontribuojnë në përkeqësimin e gjendjes.

Ne kërkojmë nga Komuna e Prishtinës, nga Qeveria dhe nga Policia e Kosovës që të jenë transparentë dhe ta bëjnë menjëherë publike lejen e dhënë për këtë lloj aktiviteti bashkë me emrat e zyrtarëve përgjegjës që e kanë miratuar këtë leje. Për më shumë, ne kërkojmë të merren masa të menjëhershme për parandalimin e ndotjes së mëtejshme të ajrit në Prishtinë.