Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

104 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Komunën e Prishtinës aktualisht janë 104 raste aktive me koronavirus.

Pas Prishtinës, Ferizaj është i dyti me 41 raste, Prizreni 30, Kamenica 24, Gjilani 24, Klina 23, Peja 21, Obiliqi 17, Kaçaniku 17, Graçanica 16, Drenasi 15, Malisheva 13 e të tjera.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste pozitive me koronavirus në Kosovë dhe 16 pacientë të shëruar. Gjatë kësaj periudhe janë kryer 1.707 testime.