Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

61 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Prishtinë është 61, duke u renditur kështu si komuna me më së shumti raste.

Pasuar nga Ferizaj që ka 36, Prizreni 31, Klina 21, Gjilani 20, Peja 19, Kaçaniku 16, Malisheva 15, Suhareka 13, Mitrovica 12, Lipjani 10, Dragashi 9, Vitia 9, Istogu 9 e të tjera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 raste pozitive me koronavirus, derisa janë shëruar 5 pacientë.

Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 321.

Artikuj të ngjashëm