Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

100 tituj të Botimeve KOHA me super çmime

Botimet KOHA, në këtë kohë pandemie, sjellin 100 tituj me super çmime.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anita Toçi, drejtoreshë e marketingut në Grupin KOHA, ka folur për ofertat e reja të Botimeve Koha, sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit.

Toçi në emisionin “SOT” në Kohavision, tregoi se ofertat e reja vlejnë fillimisht vetëm për Prishtinën, meqë tashmë është në karantinë.

“Ne menduam se libri është shok i mirë sidomos në kohë të vështira. Në këtë kohë që kemi më shumë kohë për të lexuar, ne sjellim oferta me super çmime”, u shpreh ajo.

Toçi tha se oferta vlen për 100 tituj të autorëve shqiptarë e të huaj, të përkthyera në shqip, e të cilat KOHA i ofron me super çmime.

Toçi tha se librat do t’i kenë çmimet e panairit të librit.

“Panairi nuk do të mbahet, ndoshta do të organizohet më vonë, do ta shohim, prandaj kemi përzgjedhur 100 tituj më të mirë. Botimet KOHA kanë më shumë se 200 tituj”, tha Toçi.

Drejtoresha e marketingut shtoi se në këtë ofertë përfshihen edhe librat e autorit Veton Surroi.

“Kemi 11 tituj të Surroit, 5 prej tyre janë të përkthyera edhe në gjuhën angleze. Nëse blihen këta libra veç e veç e kanë me zbritje, e nëse blihen komplet do të kenë zbritje edhe më të madhe, si pako”, tha ajo.

Të gjithë titujt e Surroit, deri te titulli i fundit “Fshehtësia e Zbulimit të hënës”, vlejnë në këtë ofertë.

Në ofertë përfshihen edhe libra të Enver Robellit, Valbona Mehmetit, Flaka Surroit, Bashkim Hoxhajt e Adriatik Kelmendit.

Në ofertë përfshihen edhe libra për fëmijë, nga rubrika “Koha Junior”.

Toçi tha se kjo ofertë fillimisht vlen vetëm në Prishtinë, pasi jemi në karantinë.

“Librin do ta sjellim vetëm për Prishtinë. Derisa në të ardhmen do ta shohim”, tha ajo.

Toçi shtoi se në këto çmime përfshihen edhe 6 vëllimet e autorit Artan Krasniqi, të cilat sjellin histori, monumente e trashëgimi kulturore të mbarë Kosovës.

“Të gjitha veç e veç me çmimin real janë 20 euro, tash ato do t’i gjejnë me nga 16, por nëse blihen me pako janë 80 euro”, u shpreh Toçi.

Autori Artan Krasniqi, në një lidhje të drejtpërdrejt në KTV tha se vëllimet e tij janë pjesë e Grupit Koha, dhe se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë mundësinë që të futen në botën e monumenteve.

“Fotografitë e ilustrimet janë të jashtëzakonshme. I ftoj lexuesit që të shfrytzëojnë këtë mundësi për t’i blerë këto libra, meqë në këtë kohë karantine mund të konsiderohet si një muze virtual. Vëllimet 1 dhe 2 flasin për periudhën nga parahistoria deri te mesjeta e hershme, vëllimet 3 dhe 4 përshkruajnë monumentet e kohës së Perandorisë Osmane, ndërsa vëllimi 5 dhe 6 janë për periudhën më të re, duke nisur me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, kullat e shumta e shtëpitë qytetare”, tha Krasniqi.

Toçi në anën tjetër shtoi se të gjitha informacionet do të jenë në një katalog që mund ta gjeni në KOHA.net.

“Porosia do të shkojë te secili drejt në shtëpi”, tha ajo.

Oferta është e hapur deri kur KOHA të njoftojë se nuk vlen më.

Grupi KOHA ju bën thirrje të “Rrini në shtëpi”.

Sot është Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore.

Për t’i gjetur të gjitha botimet që ofron KOHA, klikoni këtu.