Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“100 fshatrat turistike” në Shqipëri

Nën modelin e Rilindjes Urbane, një tjetër program i fokusuar tek turizmi dhe agrobiznesi do të financojë rehabilitimin e plotë infrastrukturor, kulturor dhe historik të 100 fshatrave anembanë vendit.

Këto fshatra janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohet në qendra të një lloj turizmi të ri, të panjohur deri më parë në vendin tonë, turizmi rural.

Në total, do të jenë mbi 200 ndërhyrjet në infrastrukturë, përfshi rrugë, sheshe, kanalizime, ujësjellës, rehablitimi objektesh kulturore apo objektesh të trashëgimisë historike.

Programi u prezantua ditën e sotme në një vizitë të kryeministrit në një fermë agroturizmi në Radë, Qarku Durrës, por Lexo.al ka arritur të zbulojë listën e plotë të fshatrave që do të bëhen pjesë e këtij programi.

Më poshtë, lista e detajuar sipas qarqeve”

Edhe Rijetësimi i Kalasë së Elbasanit – potencial kulturor e turistik Kulturë Rijetësimi i Kalasë së Elbasanit – potencial kulturor e turistik

Qarku Berat: Qafë Dardhë, Roshnik, Malas Breg, Kozarë, Blezënckë, Kapinovë

Qarku Dibër: Rabdisht, Radomirë, Bushkash, Zerqan, Gur i Bardhë

Qarku Durrës: Shetaj, Shën Avlash, Radë, Gjepalaj/Eminas, Metallaj, Halilaj (I njohur ndryshe si Zgërdhesh)

Qarku Elbasan: Gjinar, Shushicë, Shtërmenj, Seferan, Sotirë, Pajovë, Stëblevë, Dardhë, Rrajcë/Skëndërbej

Qarku Fier: Pojan, Libofshë, Cakran, Siceqë, Luar, Ardenicë, Krutje, Goricaj, Hekal

Edhe Shqipëria e udhëtimeve alternative Kulturë Shqipëria e udhëtimeve alternative

Qarku Gjirokastër: Dhoksat, Zhulat, Antigone, Lazarat, Labovë e Sipërme, Nepravishtë, Nivicë, Peshtan, Kalivaç, Kosinë, Leusa, Maleshovë, Sotirë

Qarku Korçë: Drenovë, Boboshticë, Voskopojë, Dardhë, Zvirinë, Rehovë, Borovë, Lin, Tushemisht, Gurras, Arrëz, Nikolicë, Zaroshkë

Qarku Kukës: Shishtavec, Shtiqën, Cahan, Valbonë

Qarku Lezhë: Ishull-Lezhë, Fishtë, Skuraj, Katund i Vjetër, Orosh

Qarku Shkodër: Drisht, Zogaj, Theth, Mjedë, Kukël, Qelëz, Kryezi, Razëm, Vrith, Lëpushë

Edhe Kronika Zgjedhore / LDK-ja premton qindra mijëra euro për fshatrat në Fushë-Kosovë Lokalet 2021 Kronika Zgjedhore / LDK-ja premton qindra mijëra euro për fshatrat në Fushë-Kosovë

Qarku Tiranë: Shën Gjergj, Shesh, Pezë, Pëllumbas, Laknas, Prezë, Marikaj, Karpen, Vilë Bashtovë, German

Qarku Vlorë: Kaninë, Tragjas, Zvërnec, Dhërmi/Vuno, Kuç, Lukovë, Mesopotam, Ploçë (Amantia), Drashovicë, Çukë, Mursi, Rusan./Lexo.al