Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 raste të reja me COVID-19 nga testimi I 835 mostrave, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë rast me fatalitet.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 52 qytetarë.
Numri i rasteve aktive është 375.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 275.177 raste me koronavirus, ndërsa 3496 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 271.306.
Të dielën Shqipëria ka hequr gjitha masat anti-COVID.