Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtoi sot aplikacionet e kandidatëve për pozitën e një anëtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, u bë vlerësimi i përmbushjes së kritereve të kandidatëve, të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net.
“Komisioni konstatoi se 10 të nominuarit: Shqipdon Fazliu, Emrush Kastrati, Shkëmb Manaj, Besfort Rrecaj, Makfirete Krasniqi, Vigan Qorrolli, Ramë Hyseni, Hashim Çollaku, Shqipe Ibraj-Mala dhe Nexhmi Rexhepi, i plotësojnë kushtet formalo-juridike për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në komunikatë.
Në bazë të planit të veprimit, Komisioni vendosi që testi me shkrim i të nominuarve të mbahet me 4 dhjetor 2017, ndërsa intervistimi me gojë do të bëhet më datën 11 dhjetor 2017.
-
Cilët kandidatë u rekomanduan për votim në Kuvend për gjyqtarë të Kushtetueses?
-
Komisioni interviston kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese
-
Caktohen datat e intervistimit për 25 kandidatët që synojnë dy pozita në Kushtetuese
-
Trembëdhjetë gjyqtarë kandidojnë për dy vende të lira në Kushtetuese
-
Kuvendit i propozohen 6 kandidatë për dy gjyqtarë të Kushtetueses