Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se dje ishte data e fundit për të investuar në emetimin e parë të Bonove të Diasporës dhe është përmbyllur me sukses, duke arritur shumën totale prej mbi 10 milionë euro në emetimin e parë.
“10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës! Dje ishte data e fundit për të investuar në emetimin e parë të Bonove të Diasporës. Ky emetim u përmbyll me sukses, duke arritur shumën totale prej mbi 10 milionë euro në emetimin e parë”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ai tha se mjetet nga Bonot e Diasporës do t’i përdorin për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe që tani do ta përcjell propozim vendimin për mbledhjen e radhës së Qeverisë.
“Më duhet t’i falënderoj të gjithë bashkatdhetarët për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit, dhe për besimin në shtet”, ka shkruar ai.
-
Murati: Interesimi për të investuar në Bonot e Diasporës ka arritur në rreth 7 milionë euro
-
Më 21 korrik nis emetimi i bonove për diasporën
-
Murati: Kontributi i diasporës çon në nivel rekord depozitat bankare në Kosovë
-
Bashkatdhetarët investojnë 9 milionë euro në bono të Thesarit
-
Murati njofton për ekzekutimin e shtesave prej 100 eurove