Liridon Salihu nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike dhe Sherif Kastrati, kryetar i Lidhjes së Pensionistëve, do të jenë të ftuar sot në emisionin “60 Minuta” në Kohavision për të diskutuar për diskriminimin me të cilin përballen pensionistët lidhur me obligimin që ata kanë për t’u lajmëruar çdo 6 muaj pranë qendrave rajonale të pensioneve dhe suspendimin e pensionit në rast të moslajmërimit brenda një periudhe të caktuar.
Si është atakuar ky udhëzim nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike dhe cilat janë format tjera që mund të aplikohen në këto raste?
Pse nuk kemi parë iniciativë të Ministrisë së Financave për ta ndryshuar udhëzimin administrativ?
Çka do të thotë për rreth 180 mijë pensionistë kjo formë diskriminuese e lajmërimit ?
A ka të dhëna sa pensionistëve u janë ndaluar pensionistet kur nuk kanë pasur mundësi të lajmërohen brenda periudhës së paraparë ?
A ka ekipe mobile që u shkojnë në shtëpi pensionisteve që kanë probleme shëndetësore e që i verifikojnë?
Si i trajton sot shteti pensionistët dhe cilat janë problemet më të mëdha me të cilat përballen kjo kategori e ndjeshme e shoqërisë?
Diskutimi transmetohet me fillim prej orës 17:10.