Ditar Kabashi profesor i së drejtës kushtetuese do të jetë i ftuar sot në emisionin “60 Minuta” në KTV për të diskutuar lidhur me aktgjykimin e fundit ë Kushtetuese e cila u ka dhënë 34 ditë deputetëve që të votojnë presidentin e ri të vendit e në rast se kjo nuk ndodh vendi shkon automatikisht në zgjedhje.
A i jep zgjidhje situatës aktuale politike ky aktgjykim për zgjedhjen e presidentit?
A kanë hezituar gjyqtarët ta cilësojnë shkelje kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarje të Kuvendit?
Si duhet të vazhdojë tani procedura e votimit dhe a mund të propozohet një kandidatë tjetër apo duhet të vazhdohet me propozimet që ishin?
Kur duhet të thirret sa më shpejt seanca për votimin e presidentit apo duhet edhe marrëveshje politike?
Edhe
Kabashi: Kriterin për 80 deputetë votues për president e thotë Gjykata, jo Kushtetuta
Përse Kushtetuesja nuk e ka sqaruar nëse deputetët e kanë obligim të qëndrojnë në sallë për të siguruar kuorumin?
A ka atmosferë bashkëpunuese mes partive për të arritur një marrëveshje për presidentin apo vendi më shumë po shkon drejt zgjedhjeve?