Ligjëruesi i së drejtës kushtetuese, Ditar Kabashi, ka folur rreth rrjedhjes së afateve për krijimin e institucioneve tashmë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 7-qershorit.
Duke iu referuar çështjes së presidentit, që vendin e çoi në zgjedhje të parakohshme, Kabashi në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk e kërkon qëndrimin e 80 deputetëve në sallë si kuorum, por interpretimi i Gjykatës Kushtetuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKabashi ka thënë se ky qëndrim i Kushtetueses, po shfrytëzohet nga skena politike si bllokadë.
“Partitë politike si levë e përdorin vetëm çështjen e kuorumit, nuk kanë diçka tjetër. Ditë e natë ne mund të flasim që ky është kandidat i përshtatshëm ose jo i përshtatshëm, por në fund si mekanizëm bllokues po përdoret kuorumi. Kuorumin nuk po e kërkon Kushtetuta por Gjykata Kushtetuese. Nuk po e them që Gjykata Kushtetuese e ka pasur tendencën e bllokimit, por kjo po shfrytëzohet nga skena politike”, ka deklaruar Kabashi.
Kabashi ka thënë gjithashtu se posa të konstituohet Kuvendi i Kosovës, fillon afati rrjedhës prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit dhe se një gjë e tillë u interpretua edhe së fundmi nga Gjykata Kushtetuese pas dekretit të ish-presidentes Vjosa Osmani
Kabashi potencoi se nëse nuk zgjidhet brenda këtij afati 60-ditor, atëherë në 45 ditëshin vijues vendi shkon në zgjedhje të sërishme.
Megjithatë, ai ka deklaruar se e dijmë që duhet të ketë konsensus por konsensusi nuk nënkupton që vetëm njëra palë të heqë dorë nga diçka.
“Nuk dihet deri në moment të fundit se çfarë do të veprohet nga ana e tyre, përpos konsensusit. Ne e dimë si qytetarë por edhe si studiues që duhet të ketë një konsensus mes tyre, por konsensus nuk nënkupton që vetëm njëra palë të heq dorë nga diçka. Nëse ka konsensus duhet ta bëjnë të gjithë. Mos t’i jepet një partie tjetër, nëse merren vesh le t’i jepet, por nuk është e pritshme”, ka deklaruar Kabashi.
Sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhja e presidentit kërkon pjesëmarrjen në votim të së paku 80 deputetëve, numër të cilin Lëvizja Vetëvendosja ndonëse parti fituese, nuk e arrin pa marrëveshje me së paku njërën prej dy partive kryesore në opozitë, PDK-në dhe LDK-në.
Në përpjekjet për të zgjedhur presidentin gjatë legjislaturës së shkuar, Kurti pati takime me udhëheqësit e PDK-së dhe të LDK-së, por dështuan në gjetjen e një zgjidhjeje. Në fund në mungesë numrash dështoi zgjedhja e presidentit dhe Kosova shkoi në zgjedhje të reja.