Një nga objektet që simbolizon qytetin e Prishtinës është padyshim Pallati i Rinisë.
Por kjo qendër që shfrytëzohet për afarizëm, aktivitete rinore e sportive ka ndryshuar pak ndër vite, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“038” do të kthehet sërish një dekadë prapa për të parë gjendjen në të cilën ka funksionuar Pallati.
Për këtë çështje, në vitin 2007 ka folur Bajram Uka, atëkohë ushtrues detyre i kryetarit të Bordit të Pallatit të Rinisë.
Pas 13 vjetësh, në zyrën e njëjtë të cilën e shfrytëzonte Uka, tani punon Ilir Dugolli, i cili është ushtrues detyre i kryeshefit të Pallatit të Rinisë.
Por, Dugolli thotë se pandemia COVID-19 e ka sfiduar edhe Pallatin.
Dugolli thotë se që nga viti 2018, kur Pallati kaloi në pronësi të Komunës dhe u shndërrua në ndërmarrje publike lokale, janë bërë disa investime.
Por, sipas tij investimet duhet të jenë të vazhdueshme.
Salla e madhe as 20 vjet pas djegies së saj nuk është rinovuar. Të gjitha qeveritë komunale ndër vite kanë premtuar rregullimin e saj, duke përfshirë edhe kryetarin aktual Shpend Ahmeti.
Për tërë këto vite, hapësira e sallës përdoret si parking.
Pallati i Rinisë është ndërtuar më 1977 dhe ka sipërfaqe prej 8.136 m².