Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Palestra sportive, e djegur dy dekada më parë, në kërkim të fondeve për t'u rinovuar 

Salla e madhe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ka dy dekada që është djegur. Pamja e saj vazhdon të jetë e vrazhdë, por salla me kapacitetin më të madh të ulëseve, e djegur në vitin 2000, vazhdon të shfrytëzohet tash e një kohë të gjatë për parking të automjeteve. Është shfrytëzuar edhe për xhirime të spoteve muzikore, por jo edhe nga sportistët, për të cilët është e destinuar.

Kjo sallë është premtuar t'u kthehet në shfrytëzim sportistëve. Ka qenë prioritet i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, qysh prej vitit 2018, ku pallati u shndërrua në ndërmarrje publike. Por deri tash plani për rinovimin e sallës së madhe ka mbetur vetëm në letër.

Komuna e Prishtinës kishte planifikuar të investonte rreth 20 milionë euro për rinovimin e Pallatit. Por përfaqësuesit e pallatit thonë se ende nuk është bërë asnjë hap në këtë drejtim, kurse përfaqësues të sporteve të sallave theksojnë se investimi në Pallat është jetik.

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, tregon se salla e vogël e pallatit është e ngarkuar dhe se klubet e kryeqytetit hasin në telashe për mbajtjen e ushtrimeve.

“Sa i përket palestrës së vogël të pallatit e rinisë dhe sportit në Prishtinë, ne e dimë që kjo është e stërmbushur duke e marrë parasysh se të gjitha ekipet e Prishtinës të sporteve me dorë e shfrytëzojnë ketë palestër duke i përfshi këtu edhe klubin e fucallit. Palestra është e sterngarkuar shumica e ekipeve nuk mund të zënë vend në palestër dhe duhet të sigurojnë termine nëpër shkolla të mesme apo fillore në mënyrë që të ushtrojnë me klubet e tyre”, ka thënë Dushku. 

Edhe Trepça me reagim për palestrën “Minatori” Sport Trepça me reagim për palestrën “Minatori”

Ajo shkon edhe më tej. Tregon se është dashur të bëheshin improvizime për t'ua lejuar organizimin e ndeshjeve të karakterit ndërkombëtar.

“Tash e disa vite kemi kërkuar që palestra e djegur të rinovohet dhe të kthehet në gjendjen jo të mëparshme por në gjendjen edhe më të mirë të saj në mënyrë që të kemi mundësi ta shfrytëzojmë jo vetëm basketbolli por të gjitha sportet e tjera, të kemi mundësi me dy palestra të funksionojmë por deri më tani gjendja është se nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim ndërsa në të njëjtën kohë Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë kërkesë tek komuna e Prishtinës, por edhe tek ministria e sportit që në bashkëpunim edhe me dy federatat e tjera pra Federatën e Hendbollit e Volejbollit duke e ditur që jemi nder 3 federatat më të mëdha të sporteve me dorë, ne kemi nevojë për një palestër tonën e cila nuk do të kushtoj më shumë se rreth 2 milion euro”, shtoi ajo. 

Shumë telashe ka pasur viteve të fundit Federata e Basketbollit e Kosovës. U është dashur të bënin improvizime për të plotësuar kriteret minimale për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

“Federata në palestrën e vogël në pallatin e rinisë duhet t’i improvizoj gjerat të ndryshme në mënyrë që t’i plotësojmë standardet FIF-s ndërsa tani që është shtuar edhe covidi edhe protokollet e FIFS që kërkohen për Covid, gjendja po shkon vetëm duke u vështirësuar. Federata e Basketbollit të Kosovës bënë apel tek ministria për kulturë dhe sport por edhe te Komuna e Prishtinës që të marrin seriozisht kërkesën e federative të sporteve me dorë që të bëjnë zgjidhjen sa më parë të palestrës së djegur në të njëjtën kohë edhe një palestër tjetër modern që nuk do të kushtoj më shumë se 2 milion euro”, vijoi tutje Dushku.

Në fakt, organizatat sportive ndërkombëtare kanë mbyllur njërin sy për t'ua lejuar organizimin e garave të përfaqësueseve apo edhe klubeve. Herë pas here në sallën e vogël janë bërë ndërhyrje të vogla, por ende lë për të dëshiruar. Është e ftohtë në dimër, ndërsa kur ka të reshura në shumë vende edhe pikon.

Drejtori i Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Ilir Dugolli, ka thënë se pandemia ka bërë që planet për investim në Pallat të ngecin.

Edhe Palestra në Istog ende në gjendje të tmerrshme, kuvendarët diskutojnë për emrin e saj Sport Palestra në Istog ende në gjendje të tmerrshme, kuvendarët diskutojnë për emrin e saj

“Për sallën e djegur është menduar që të rivalizohet dhe të epet kuptimi i projektit themelor që ka qenë salla e madhe, mirëpo deri më tani nuk kemi pasur munduar të bëjmë për shak të pandemisë siç e dini edhe premtimet e komunës kanë qenë në kohën kur ka kaluar Pallati i Rinisë nga AKP në ndërmarrje publike. Gjitha punët janë duke vijuar ashtu siç duket me komunën e Prishtinës edhe kemi shprese që bashkërisht që do ta funksionalizojmë edhe pjesën e djegur në mënyrë që kompletohet pallati i rinisë në bazë të dedikimit themelor”, ka thënë Dugolli. 

Dugolli tregon se si shkak i borxheve të trashëguara palestra e djegur deri më tani nuk ka pasur një buxhet për rinovim.

“Lidhur me investimet në hapësirat sportive nuk ka ndodh që të ndahet ndonjë buxhet i caktuar me qenë sene kemi qenë para një krize kolapsi për shkak të lëndëve përparimore që kemi pas lidhur me kreditorët që na kanë padit me rastin e djegës të pallatit të rinisë. Kemi marrë si donacion për krizën e kapluar të pallatit të rinisë kemi marrë nga komuna 3 milion e 750 mijë në mënyrë që të mbulohet pjesa e kreditoreve dhe të funksionoj Pallati i Rinisë”, deklaroi ai. 

Dugolli thekson se deri më tani në Pallatin e Rinisë është investuar në ngrohjen e hapësirave sportive duke filluar nga salla e basketbollit, sallat e trajnimeve të boksit, karatesë, xhudos, pingpongut, atletikës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti për “Sportin në KTV” më herët ka thënë se projekti kryesor në Pallat është rinovimi i sallës së djegur 20 vjet më parë.

Edhe Skadimi i kontratës, klubet sportive shfrytëzojnë sallat e Pallatit të Rinisë pa kompensim Arbëri Skadimi i kontratës, klubet sportive shfrytëzojnë sallat e Pallatit të Rinisë pa kompensim

“Projekti jonë kryesor është rinovimi i sallës së djegur dhe pjesëve tjera, sepse salla është vetëm një prej investimeve që duhet bërë në Pallat, pasi duhet të bëhen edhe investime në zhveshtore dhe hapësirave tjera sportive që janë në katet tjera. Ekziston projekti origjinal, pra siç ka qenë dhe po mundohemi që atë ta bëjmë sërish, natyrisht me ri azhurnim të vogël sa i përket cilësisë, por të gjitha këto vlerësohet se kushtojnë rreth 20 milion euro”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se nuk mund të bëhet vetëm nga buxheti i Komunës.

I pari i Komunës së Prishtinës pati thënë më herët për KOHËN se do të hapet konkursi për aplikim për projektin ideor të sallës së sporteve. Nga Ahmeti është thënë se janë duke punuar edhe për gjetjen e mënyrës së investimit, sepse rinovimi është bukur i kushtueshëm. Ka theksuar se kanë diskutuar me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po shohim mënyrën e kreditimit. Kostoja e investimit është thënë se kushton rreth 10 milionë euro.