Policia e Zarës në fshatin Bërgud (Kroaci), i cili ka popullatë shumicë serbe, ka arrestuar dy vajza kroate të moshës 21 e 26 vjeçe me dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme në këtë fshat, transmeton Koha.net.
Njëra nga këto dy vajza hetuesve ua ka treguar motivin pse i ka shkaktuar zjarret:.
"Jam e inatosur me serbët që nga Lufta Atdhetare. Atëherë më është djegur shtëpia. Familja ime mbeti pa asgjë,”citon "Jutarnji list" i Zagrebit të ketë thënë ajo.
Kështu i ka dhënë ajo arsyet e veta të hakmarrjes nga e cila, siç thotë mediumi kroat, është bërë dëm i madh ndërsa banorëve të fshatit u është shtuar frika.
Vajzat pritet të ndiqen penalisht për zjarrvënie dhe për rrezikim të jetës e pasurisë.
Me këtë aktakuzë ato mund të dënohen deri në 5 vjet burg.
-
Evropa përballë zjarreve masive – në Francë qindra të arrestuar për zjarrvënie
-
Tre fëmijë vdiqën nga zjarri që kaploi shtëpinë në Kroaci
-
Brutaliteti në kufijtë evropianë - Policia kroate akuzohet për djegien e pasaportave të azilkërkuesve
-
Aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte kundër popullsisë civile
-
Digjen tri shtëpi në Novak të Prizrenit, ishin prona të serbëve