Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjen tri shtëpi në Novak të Prizrenit, ishin prona të serbëve

Foto ilustrim: Djegie e shtëpisë

Foto ilustrim

Tri shtëpi janë djegur për shkak të zjarrit që është përhapur të dielën në fshatin Novak të Prizrenit.

Policia ka njoftuar se shtëpitë janë të pabanuara dhe janë prona të qytetarëve serbë të Kosovës.

“Patrullat policore menjëherë kanë shkuar në vend ngjarje prej nga janë informuar se pasi që kanë marrë zjarr shkurret në afërsi të shtëpive, zjarri fushor është pahapur dhe janë djegë edhe tre shtëpitë që gjendeshin aty afër. Të tre shtëpitë ishin të pabanuara dhe janë pronë e qytetarëve serbë/kosovarë, në përgjithësi ajo lagje është e pabanuar por në fshat ka disa banorë serbë dhe shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Në shuarjen e zjarrit, thuhet se fillimisht është angazhuar me cisternat e saj një kompani vendore që e ka bazën aty afër e më pas edhe zjarrfikësit. Zjarri është arritur që të shuhet. 

“Nga shikimi i parë duket se zjarri ka filluar në shkurre pak më larg shtëpive, por duke marrë parasysh se lagjja në përgjithësi e edhe oborret e shtëpive janë të pabanuara, kanë pasur bimësi dhe shkurre të shumta e të thara për shkak të motit, andaj edhe zjarri është përhapur shpejt”, ka bërë të ditur më tej Policia.