Arbëri

Për ta shfuqizuar Specialen duhen 61 deputetë në sallë dhe 31 të votojnë pro

Descriptive Text

Vetëm 61 deputetë i duhen që të jenë në sallë koalicionit qeverisës për ta rrëzuar Specialen. Prej tyre duhet vota e hiç më shumë se e 31 deputetëve.

Rrëzimin e speciales po e duan Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj. 43 nënshkrime të deputetëve janë mbledhur për të kërkuar sonte, seancë të jashtëzakonshme për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Kuvendi i Kosovës është në pritje të mbajtjes së Kryesisë e cila u thirrë nga kryetari Kadri Veseli me të përfunduar votimi i Ligjit për Buxhetin për vitin 2018, por që nuk pati kuorum që të mbahet.

Seanca mund të mbahet me praninë e së paku 61 deputetëve dhe Ligji për Dhomat e Specializuara mund të shfuqizohet me shumicën e thjeshtë të deputetëve pjesëmarrës në votim, pra nga 32 deputetë.

Albert Krasniqi nga KDI, teksa ka konfirmuar këtë procedurë, për Koha.net ka thënë se shfuqizimi i ligjit do të kishte pastaj implikime kushtetuese.

“Edhe pse Gjykata Speciale është e paraparë me Kushtetutë, shfuqizimi i ligjit i bënë të pazbatueshme këto kërkesa kushtetuese”, ka thënë Krasniqi.