Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se Prishtina është me Shpend Ahmetin.
Pas Exit-Pollit në televizionin publik, ku në balotazhin për Prishtinën prinë Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje me 54.68 për qind ndërsa Arban Abrashi nga LDK me 45.31 për qind, kanë filluar urimet nëpër rrjete sociale.
Ymeri ka shkruar se Prishtina është më Shpend Ahmeti dhe Vetëvendosjen.
Postimi i Ymerit në Facebook:
Prishtina me #mendje.
Prishtina me #zemër.
Edhe
Përkrahja e Visar Ymerit për tezakun e shokun e tij, Shpend Ahmeti
Prishtina me Shpendin.
Prishtina me VETËVENDOSJE!
Artikuj të ngjashëm