Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV-ja shpall fitoren në Prishtinë – Vitia i bashkohet festës

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur festën në Prishtinë dhe simpatizantëve u janë bashkuar edhe zyrtarë të kësaj partie. Kandidati për kryetar, Arben Vitia dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla janë parë atje.

Sipas projeksionit të KOHËS, do të jetë kryetar i ri i Prishtinës. Në rundin e dytë të zgjedhjeve, ai ka marrë 52.4 për qind të votave. Rivali i tij, Përparim Rama, i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka marrë 47.6 për qind të votave.