Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i ka dalë në krah kandidatit të kësaj partie për edhe një mandat në krye të Prishtinës, Shpend Ahmetin.
Pos djalë teze, Ymeri thotë se Ahmetin e ka edhe shok me të cilin është rritur. E kryetari i VV-së duke mos shprehur dyshimin se kryetari aktual i Prishtinës do të marrë edhe një mandat, thotë se vetëm me Ahmetin Prishtina mund të rritet mbarë.
“Kur ishim të vegjël, me Shpendin, banonim në të njëjtën hyrje. Kalonim shumë kohë së bashku. Më shumë se tezak e kisha shok. Kur u rritëm vazhduam bashkë. Edhe tash më shumë se tezak e kam shok. Dhe më shumë se shok, e kam shok të idealit e angazhimit. Kështu jemi rritur. Në Prishtinë. Bashkë me Prishtinën e cila po rritet. Vetëm me Shpendin mund të rritet mbarë e mirë. Vetëm Shpendi mundet”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në Facebook.
-
Ymeri: Prishtina me Shpendin dhe Vetëvendosjen
-
Ymeri pret që modeli i Prishtinës t’i sjell fitore VV-së në shumë komuna
-
Partitë me qëndrime të ndryshme për reflektimin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në lokale
-
Ahmeti s’e ka ndërmend të dorëhiqet nga Komuna
-
Ahmeti “mbetet pa krahë”, i duhen partnerë të rinj për Prishtinë