Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK Arbër Vllahiu sot, në ditën ndërkombëtare ka vizituar Rrjetin e Grave të Kosovës.
Vllahiu, siç ka njoftuar në Facebook, me këtë rast ka përkujtuar rolin e gruas në shoqërinë tonë dhe ka shtuar se përfaqësimi i saj në institucione e vendimmarrje i vogël.
“ Barazia gjinore duhet të jetë thelbi i shoqërisë, forcë shtytëse. Gruaja është themeli dhe ajo duhet të trajtohet me respekt, barabarësisht dhe me dinjitet. Përfaqësimi i saj në pushtetin komunal do të jetë i garantuar dhe i barabartë”, ka thënë ai
Vllahiu, në kuadër të fushatës zgjedhore sot ka vizituar edhe Qendrën Mediko-Psikoterapike “Labyrinth”.
Artikuj të ngjashëm