Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, në një konferencë për media ka vlerësuar pozitivisht procesin e deritanishëm zgjedhor, ndonëse shfaqi brengën për daljen e ulët të votuesve në balotazh.
“Dalja në këtë kohë është më e ulët se sa në rundin e parë dhe ftojmë qytetarët të dalin më masovisht për zgjedhje, pasi me votë duhet tregohet se cilin lloj të qeverisjes duan ta kenë”, ka thënë Sejdiu, shkruan kp.
Ai tha se nga raportimet prej komisionarëve dhe vëzhguesve të Vetëvendosjes në balotazh nuk ka raportime për parregullsi dhe incidente të theksuara.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetëvendosje e sheh të rëndësishme daljen masive të qytetarëve në votime
-
KQZ: Procesi zgjedhor i qetë, dalja më e ulët se në raundin e parë
-
Kurteshi: Dalja e ulët në votime tregon thyerjen e Listës Serbe në veri
-
Kurti për zgjedhjet në veri: Dalje e ulët për shkak të frikësimit dhe shantazhit nga Beogradi
-
Vetëvendosje kundër “PANhajnisë”, kërkon zgjedhje