Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot vizitoi qytetarët e lagjeve Kurrilë dhe Bazhdarhane, si dhe biznese të ndryshme të vogla, përgjatë këtyre lagjeve, ku i ftoi për përkrahje.
Totaj gjatë bashkëbisedimit me ta, shpalosi edhe platformën e tij për mandatin qeverisës katërvjeqar, me theks të veçantë në largimin e taksës komunale për bizneset dhe mbështetjen për bizneset e reja dhe ato ekzistuse nga Fondi për Zhvillimin e Qytetit.
Sipas njoftimit për media të shtabit të Totajt, banorët e këtyre lagjeve, pritën ngrohtësisht kryetarin e ardhshëm të komunës së Prizrenit, duke vlerësuar profilin e tij intelektual, profesional dhe familjar, i cili ka kontribuar shumë edhe për sportin prizrenas.
“Qytetarët janë të bindur se vizioni i Totajt për qytetin e Prizrenit është vizioni i duhur për zhvillim ekonomik, ngritje të mirëqenies sociale dhe lehtësim të transportit urban”, thuhet në këtë njoftim.
-
Totaj: Synim kryesor, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës
-
Totaj prezanton projektin për “Bazhderhanën”
-
Totaj në Kurrillë: Prizrenin historik do t’ia tregojmë botës
-
Totaj thotë se bizneset e vogla po ia mirëpresin Fondin 2 milionësh të Zhvillimit
-
Totaj: Fitojmë në qytet e fshatra, më 22 tetor