Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka hapur fushatën në njërën prej lagjeve karakteristike të qytetit, ku jetojnë pothuajse qytetarë nga të gjitha grupet etnike.
Siç njofton PDK, nën shoqërimin edhe të partnerëve të koalicionit, Totaj ka thënë se “nuk kanë mbetur edhe shumë ditë deri në fitoren e madhe të 19 nëntorit, e cila do të thellohet edhe më shumë”.
“Këtë lagje dhe këtë qytet, jo vetëm që do ta avancojmë, por modelin e tij të bashkëjetesës do ta zhvillojmë dhe të kaluarën e pasur historike t’ia tregojmë botës. Lagja Kurillë është pikërisht njëra nga ato çfarë përfaqëson Prizreni”, ka thënë Totaj.
Në këtë tubim, kanë folur edhe partnerët e koalicionit me PDK-së, Kabashi i AAK-së, Yagcillar i KDTP-së dhe Duda Balje e VAKAT.
-
Totaj: Koalicioni PDK-LDK në Prizren trason rrugën për partneritet edhe në nivel qendror
-
Totaj prezanton projektin për “Bazhderhanën”
-
Totaj prezanton sloganin e fushatës: Bashkë për Prizrenin
-
Totaj synon marrjen e pushtetit në Prizren “me PDK-në e transformuar”
-
PDK me aleatët mbyllin fushatën të bindur për fitoren e Totajt në Prizren