Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK-ja, Shaqir Totaj, sot vazhdoi me takime nëpër bizneset ndryshme të komunës së Prizrenit, duke vizituar fabrikën e tullave në Landovicë, hekurpunuesin në Arbanë dhe vreshtarin në Anadrini.
Totaj u zotua në përkrahje të bizneseve të vogla dhe të mesme, në mënyrë që të rrisim numrin e punëtorëve dhe mirëqenien në familjet prizrenase.
Ai me këtë rast theksoi se Fondi i Zhvillimit prej 2 milionë eurosh po mirëpritet nga të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme në Prizren, përcjell ksp.
Platforma qeverisëse e Shaqir Totaj, ka në listë të prioriteteve ndihmesën e bizneseve ekzistuese dhe atyre të reja, si kusht për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës.
-
Totaj: Synim kryesor, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës
-
Totaj premton rritje të përkrahjes financiare për nënat e reja
-
Totaj: Prizreni do shndërrohet në Qendër Turistike Rajonale
-
Totaj viziton lagjet Kurrilë dhe Bazhdarhane
-
Totaj takime me fermerë: Rritje deri 30% të subvencioneve