Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut Beqir Sadikaj, është zotuar se do t’u ofrojë mbështetje veteranëve të UÇK-së.
Gjatë një takimi me kryetarin e OVL-së së UÇK-së në Istog, Bekë Berisha, Sadikaj ka premtuar se do të sigurojë mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve të zyrës së veteranëve të luftës, si dhe ndërtimin e banesave për familjet e tyre dhe invalidëve në nevojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPostimi i Sadikajt në Facebook:
Veteranët e UÇK-së do ta kenë respektin e merituar dhe mbështetjen time çdo herë.
Edhe në takim me Kryetarin e OVL të UÇK-së në Istog, z. Bekë Berisha, u zotova se me zgjedhjen time Kryetar i Komunës së Istogut do të sigurojë mjete materiale për mbulimin e shpenzimeve të zyrës së OVL të UÇK-së, administratorit; për ndërtimin e banesave për familjet e veteranëve, dëshmorëve dhe invalidëve që kanë nevojë. Për mua kjo kategori janë shtresa më mëritore për lirinë dhe pavarësinë e vendit.