Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Beqir Sadikaj ka premtuar se do të ofrojë kushtet elementare për banorët e fshatrave të Istogut, në ujësjellës dhe kanalizim.
Sadikaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për Padalishtën, Uçën dhe Suhogërllën “ndryshimi do të fillojë me qeverisjen time”.
“Shkaku i harresës totale nga Komuna e Istogut: Mungesë komplete e kushteve elementare për jetesë: ujë e kanalizim; Mospërkujdesje për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, këto janë disa nga sekuencat e jetës tmerrësisht të rënd të cilat na i rrëfyen sot gjatë bashkëbisedimit që patëm banorët e fshatrave Padalishtë, Uçë dhe Suhogërllë. Posa ta marr detyrën si kryetar i komunës, pozita e rëndë e këtyre qytetarëve tanë do të trajtohet me prioritet të lartë, prej nga do të dalin edhe zgjidhje të kënaqshme. Gjatë këtij takimi, dhjetëra qytetarë kanë aderuar në PDK”, ka shkruar Sadikaj në Facebook.