Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Beqir Sadikaj ka vazhduar fushatën zgjedhore në Gurrakoc, ku ka vlerësuar se mbështetja e qytetarëve në terren është sinjal i qartë për fitoren e sigurt të PDK-së.
“Tubim madhështor në Gurrakoc në mbështetje të PDK-së, në mbështetje të kandidaturës time për kryetar të Komunës së Istogut”, ka shkruar Sadikaj në Facebook.
Në këtë tubim, ishte edhe anëtarja e Kryesisë së PDK-së, deputetja e Kuvendit, Blerta Deliu.
“Pjesëmarrja në takime si dhe mbështetja e qytetarëve në terren janë sinjale të qarta për fitoren e sigurt të PDK-së më 22 Tetor në Komunën e Istogut”, përfundoi ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Sadikaj zotohet të mbështesë veteranët e luftës
-
Abdixhiku: Istogu, me Ilir Feratin edhe katër vjet
-
Jashari shkruan për mbështetjen e 24 zyrtarëve të PDK-së në garën për kryetar të Skenderajt
-
PDK-ja konfirmon kandidimin e Nimanajt për kryetar të Istogut
-
Mustafa nga Istogu paralajmëron rrëzimin e Qeverisë Haradinaj