Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala në orët e mbrëmjes ka takuar banorë të fshatit Turjakë.
Ajo nga afër ka parë kushtet në të cilat jetojnë banoret e Turjakës të cilët në përditshmëri ballafaqohen me problemet esenciale siç janë; uji i pijes, infrastruktura, kanalizimi etj.
“Rasti i cili e ka bërë të ndihet keq Sabiha Shalen është momenti kur prindërit e fëmijëve pyesnin nëse është zyrtare komunale dhe ka ardhur ta paguajë naftën për kombi për t’i dërguar fëmijët në shkollë, sepse kishte dy muaj që pushteti lokal nuk e kishte paguar naftën për kombin i cili bartë fëmijët për në shkollë”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Shala u zotua se në mandatin e saj problemet me të cilat ballafaqohet sot Turjaka nuk do të ekzistojnë si të tilla.
-
Shala: Banorëve të Gllaviqicës dhe Ramunit do t’u kthehet dinjiteti
-
Veseli: Forca e Ndryshimit është e pandalshme edhe në Pejë
-
Shala: Qyteti i kampionëve, Peja, meriton më shumë mbështetje
-
Shala fton mbështetësit e PDK-së në Pejë të votojnë masovisht
-
Sabiha Shala takon studentët pejanë që i ndjekin studimet në Universitetin e Prishtinës