Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

PZAP hedh poshtë të gjitha ankesat e AAK-së për rivotim në Istog

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka refuzuar si të pabazuara 14 ankesat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të bëra në këtë institucion, rreth pretendimeve për parregullsi gjatë rivotimit në Istog.

Në vendimet e PZAP-së të publikuara sot, thuhet se janë të pabazuara ankesat për parregullsi gjatë votimit në këtë komunë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe ankesat e AAK-së për rinumërim dhe rivotim në disa vendvotime, janë të paarsyetuara dhe si të tilla janë hedhur poshtë.

Edhe anëtari i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Hasan Shala, ka konfirmuar se të gjitha ankesat AAK-së janë hedhur poshtë.