Gjykata Supreme ka marrë vendimin për ankesën e AAK-së, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), shkruan sot Koha Ditore.
Me një njoftim të lëshuar të mërkurën, kjo gjykatë ka bërë të ditur se Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e këtij subjekti. Në këtë njoftim gjykata sqaron se në pikën e parë të vendimit të PZAP-it është hedhur poshtë si e palejuar ankesa e AAK-së kundër vendimit të KQZ-së pas shpalljeve të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale për kryetar të Istogut, që ka të bëjë me parregullsitë e paraqitura në ditën e rivotimit më 17 dhjetor. Në pikën dy të këtij vendimi të PZAP-it është refuzuar si e pabazuar ankesa e AAK-së që ka të bëjë me rezultatin përfundimtar të ditës së rivotimit. AAK-ja, pas refuzimit të anekses nga PZAP-i, i ka paraqitur ankesë Gjykatës Supreme, më të cilën ankesë ky subjekt konteston ligjshmërinë e vendimit të PZAP-it ndaj ankesës së AAK-së dhe ka kërkuar nga Supremja që ankesa e AAK-së të pranohet dhe të anulohet vendimi i PZAP-it i sjellë më 23 dhjetor, si edhe të anulohet rezultati përfundimtar i rivotimit dhe të urdhërohet KQZ-ja për të përsëritur votimin në Komunën e Istogut.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Gjykata Supreme refuzon ankesën e AAK-së për Istogun
-
AAK-ja në Istog përgatit fakte të tjera për Gjykatën Supreme
-
Supremja pranon ankesën e AAK-së për Junikun, PZAP-ja detyrohet ta shqyrtojë kërkesën për rivotim
-
AAK: Me vendimin për Istogun është shkelur Kushtetuta
-
AAK-ja i drejtohet Supremes për interpretim ligjor