Nën përcjelljen e ekipeve të Policisë, materialet zgjedhore janë nisur në drejtim të të gjitha komunave nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve në Fushë Kosovë.
Në ora 07:00 ka nisur heshtja zgjedhore, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
.
Ndërkohë rreth 3000 vëzhgues të koalicionit të OJQ-ve “Demokracisë në Veprim” do të monitorojnë Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit.
Ismet Kryeziu nga ky koalicion u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke i dhënë theks të veçantë mënyrës së votimit, që sa më pak të ketë fletëvotime të pavlefshme. Derisa ka thënë se niveli i organizimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve në vitet e fundit ka qenë shumë mirë, Kryeziu ka kërkuar nga paritë politike, simpatizantët dhe vëzhguesit e tyre që t’i ruajnë standardet e arritura.
Ndërsa, Albert Krasniqi nga po i njëjti koalicion ka bërë një përmbledhje nga monitorimi i 1369 aktiviteteve në fushatën parazgjedhore, për të cilën tha se kaloi e qetë e pa incidente serioze.
Megjithatë, shqetësuese sipas tij mbetet prania e madhe fëmijëve në tubime – 30% apo në numra 3994 fëmijë të përfshirë në fushatë. Statistika tjera shqetësuese janë përdorimi i gjuhës së urrejtjes në 22 raste dhe përdorimi i resurseve publike në 82 raste.
