Kandidati për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, njëherësh kryetar i degës së PDK-së dhe i Komunës së Klinës, bashkë me kandidatët për Kuvend, sonte mbajtëm tubim elektoral me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës në fshatin Gjurgjevik i Vogël dhe Zajm të Klinës para të cilëve u shpalos programi zgjedhor.
Bashota, premtoi realizimin e projekteve të nevojshme për këto dy fshatra, siç janë ujësjellësi, kanalizimi, asfaltimi i rrugëve, rregullimi i shtratit të lumit “ Drini i Bardhë” dhe projekte tjera të nevojshme për këto dy fshatra.
Në të dy tubimet kishte numër të madh të qytetarëve në mbështetje të kandidatit Sokol Bashota.
“Duke u mbështetur në punën dhjetë vjeçare të qeverisjes tonë, mbështetjen e madhe që po merr partia nga qytetarët dhe angazhimin e palodhshëm të strukturave, PDK-ja do të dalë partia bindshëm me e votuara në zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Komunën e Klinës. Fitorja pa balotazh është e sigurt”, tha Bashota.
Sipas tij, alternativa me e mirë për Klinën është PDK-ja e cila për dhjetë vite qeverisje ka bërë një ndryshim të madh duke investuar në shumë fusha të jetës për të lehtësuar jetën e qytetarëve. Ai përmendi disa nga projektet madhe që janë realizuar me parë dhe që po realizohen edhe tash siç janë Qendra Rinore, objektin për veteranët e UÇK-së, sheshi i cili është model në rajon, uji i pijshëm, shtëpia e kulturës, palestra sportive e projekte tjera të cilat kanë një kosto miliona euro. Dy projekte kapitale që po realizohen tash janë ajo e asfaltimit të rrugës nga fshati Ujmirë që lidhet me rrugën e Skenderajt dhe ajo Stup- Zajm që do të lidhet me autostradën Pejë Prishtinë. Planifikojmë edhe asfaltimin e rrugës unazore nga fshati Gremnikë që lidhet me rrugën e Skenderajt që dukshëm do ta lirojë qytetin e Klinës nga lëvizja e automjeteve”, tha Bashota i cili para anëtareve dhe simpatizantëve të vet premtoi se në mandatin katër vjeçar, nuk do të mbetet fshat pa ujësjellës dhe kanalizim.
Edhe
Sokol Bashota kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës
“Klina ka fituar një donacion 350 mijë euro pjesa më e madhe të cilave do të orientohet për krijimin e një ambienti sa me të pastër dhe në mandatin 4 vjeçar Klina do të jetë qyteti me i pastër në Kosovë”, premtoi Bashota.
Ai apeloi për dalje masive në votime dhe të votohet nr 94, për ti sjellë zhvillim edhe me të madh Klinës.