Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

PDK e PD me marrëveshje për balotazh në Vushtrri

Kryetari i Degës së PDK-së në Vushtrri, Kurtan Kajtazi dhe kryetari i degës së Partisë së Drejtësisë në Vushtrri, Eroll Venhari, kanë nënshkruar sot marrëveshjen bashkëpunimi për ta mbështetur kandidatin për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idirzin.

Kjo marrëveshje koalicioni ndërmjet PDK-së dhe PD-së, sipas njoftimit për media të PD-së, bazohet në programin qeverisës të kandidatit të PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me këtë marrëveshje PD zotohet se do të bëjë mobilizimin e përgjithshëm të strukturave partiake, duke siguruar mbështetje maksimale për kandidatin për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizin”, thuhet në njoftimin e PD-së.