Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Pacolli takon krerët e SBASHK-ut

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli takoi përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës së Kosovës (SBASHK), ku u njoftua për së afërmi me kërkesat e tyre.

Në këtë takim, Pacolli iu ofroi atyre bashkëpunim, ku në të ardhmen si kryetar i Komunës së Prishtinës, ai ju premtoi se do të ju sigurojë edhe një zyre brenda Komunës që do të operojë në shërbim të kësaj sindikate.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jeni ata të cilët po i mbroni më së shumti interesat e mësimdhënësve dhe duke qenë si sindikatë e një strukture shoqërore më të respektuar dhe më të nderuar në shoqërinë tonë, ju ofroj mbështetje maksimale e cila do të varet prej pozitës time si kryetar i ardhshëm i Komunës”, tha Pacolli.