Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Vushtrrisë, ka thënë të mërkurën në mbrëmje se sa herë bashkon të rinjtë, veprimtarët dhe themeluesit e LDK-së, fitorja në zgjedhje është e pashmangshme, njofton kumtesa partiake.
“Nga përvoja kemi mësuar se sa herë jemi bashkuar, sikur ju në Vushtrri ne i kemi fituar zgjedhjet. Sa herë që LDK mobilizohet ajo fiton. Këtë entuziazëm të fitores po e shoh te LDK-ja e Vushtrrisë, e cila e meriton fitoren”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është një kandidat i përgatitur me të gjitha cilësitë e një kryetari të Komunës dhe është nderë për çdo qytet të Kosovës ta ketë një kandidat të profilit të Xhaferit.
Mustafa ju ka bërë thirrje të rinjve të Vushtrrisë të qëndrojnë të bashkuar, sepse kështu fitorja në Vushtrri as që vihet në diskutim.
-
Abdixhiku nga Vushtrria: Xhafer Tahiri është kandidati i punës dhe i fitores
-
Xhaferi: Është rezultati më i mirë për LDK-në në Vushtrri që nga 2002-a
-
LDK-ja rikandidon Xhafer Tahirin për kryetar të Vushtrrisë
-
Tahiri: Fitorja në Vushtrri është e qytetarëve
-
Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri