Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Mustafa: LDK meriton ta fitojë Istogun

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke kërkuar votën e istogasëve për kandidatin e kësaj partie, Haki Rugova për kryetar të Komunës, ka thënë se nuk duhet t’u jepet vota atyre që kanë mashtruar dhe importuar vota, ndërsa pohoi se LDK-ja së shpejti do të qeverisë edhe me Kosovën, pasi qeverisjen e tanishme do ta dërgojnë shumë shpejt në shtëpi.

Mustafa i bëri këto vlerësime në përmbylljen e fushatës së LDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, ku qytetarët për të tretën herë do të dalin në votime, për të zgjedhur të parin e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i LDK-së, Mustafa tha që sonte është aty, që t’i lut për t’i mundur ata që nuk e meritojnë fitoren, pasi sipas tij ata nuk e meritojnë me qenë në karrigen e të parit të komunës, por prapa grilave, shkruan kp.

“Ata meritojnë jo me qenë në karrigen e të parit të komunës, por me qenë prapa grilave, sepse ne nuk mund t’ia besojmë drejtimin e komunës atyre që falsifikojnë me vota, atyre që importojnë vota prej Malit të Zi, prej Serbisë, prej Sllovenisë, prej Vjenës. Ata e kanë vendin tjetërkund, ata nuk e kane vendin në Komunën e Istogut”, tha Mustafa.

Ai tha se ka besim në qytetarët e Istogut, se ata në asnjë rast nuk do ua japin shansin, e as votën njerëzve që janë pa moral, pasi nuk e meritojnë votën e istogasve. “Ata nuk mund të bëhen zot shtëpie në shtëpinë e juaj, në shtëpitë tona, me sjellje të tilla inkriminuese dhe me shkelje të ligjit”.

“Jam i respektuar që së bashku me ju, jemi sonte në komunë e Ibrahim Rugovës. Dhe ne edhe për figurën, edhe për nderin, edhe për emrin e Ibrahim Rugovës, e kemi me çdo kusht ta fitojmë Istogun, sepse Istogu s’guxon të bie në duart e partive tjera. Është LDK e cila meriton ta fitojë Istogun. Unë ju garantoj se s’do t’iu shkojë larg, e do t’i dërgojmë edhe nga qeverisja qendrore në shtëpi, e LDK do të qeverisë edhe me Kosovën”, tha Mustafa.

Kurse kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut Haki Rugova tha se përkrahja e madhe që ka, është një dëshmi se LDK është shumë unike dhe është fituese. Ai kërkoi që ata që kontrabanduan vota, të gjenden prapa grilave, e jo në karrigen e kryetarit të Komunës.

“Ishte një krim, që unë e kam pa si krim, që shihet si krim, që me vota të kontrabanduara, të tentohet që e keqja të instalohet në Istog. Istogasit një gjë të tillë nuk e lejojnë dhe nuk do ta lejojnë asnjëherë. E njoh Istogun, ju njoh juve, kam besimin në ju dhe kam pas gjithmonë. Këtë do ta dëshmojmë edhe në fazën e ardhshme, në fitoren edhe më të fortë se në herën e parë dhe të dytë. Gjithmonë Istogu do të jetë i LDK-së, LDK-ja do të jetë këtu dhe do të jetë përjetësisht në Istog dhe do të jetë gjithmonë e para”, tha ai.

Rugova tha se sonte është një lloj kushtrimi, që të dielën të dalin fuqishëm dhe me votë ta dëshmojnë fuqishëm fitoren bindëse të LDK-së dhe të mos lejojnë të instalohet një koncept i keqqeverisjes.