Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një njoftimi për media dëshiron të njoftojë opinionin publik se pavarësisht faktit që Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar kërkesën e LDK-së për të anuluar vetëm procesin e votimit përmes postës, ku janë evidentuar parregullsitë dhe manipulimet gjatë procesit zgjedhor në Istog, e pranon vendimin e kësaj Gjykate për të shkuar në rivotim.
“Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se Istogu do të mbetet komunë e udhëhequr nga kryetari Haki Rugova, sepse ashtu kanë vendosur qytetarët me votën e tyre gjatë procesit zgjedhor brenda kësaj komune i cili ka qenë plotësisht i rregullt, por është tentuar të deformohet nëpërmjet votave të kriminalizuara nga AAK-ja”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Tutje, Lidhja Demokratike i fton të gjitha palët e përfshira në këtë proces që të jenë të kujdesshëm në mënyrë që vullneti i qytetarëve të Istogut të respektohet në plotni.
-
LDK: Partia e Kryeministrit po i kërcënon me burg pjesëtarët e KQZ-së e PZAP-së
-
Rugova: Pres një votim të mirë, do t’i shkojmë deri në fund këtij procesi
-
Mustafa: LDK meriton ta fitojë Istogun
-
Istogu në rivotim, Supremja refuzon ankesat e LDK-së dhe AAK-së
-
LDK e AAK vazhdojnë betejën për Istogun, PDK thotë se ka fakte për rivotim në Prizren