Lumir Abdixhiku, shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, ka deklaruar se partia e tij është konfirmuar si partia më e madhe në vend në balotazhin e mbajtur në 19 komuna.
Duke mos folur për një rezultat përfundimtar në Prishtinë, Abdixhiku ka shpallur fitoren në Gjilan, Podujevë, Istog dhe Vushtrri.
Ai ka thënë se kjo parti ka marrë rezultate inkurajuese edhe nga Dragashi, Kamenica, Ferizaj dhe Suhareka.
“Rundi i dytë i votimeve e konfirmon LDK-në si partinë më të madhe në vend. Katër komunave të fituara, iu shtohen edhe plot të tjera. Fitore bindëse ka shpallur në Gjilan, Podujevë, Istog dhe Vushtrri”, ka thënë ai.
Sa i përket Prishtinës, Abdixhiku ka thënë se kanë parë rezultatet e Exit-Polleve, që e nxjerrin LDK-në humbëse dhe VV-në fituese, por për të dalë me njoftim duhet të pritet rezultati përfundimtar.
“Rezultatet janë në proces të numërimit. I vlerësojmë matjet, por të dhënat tona tregojnë se një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e qytetarëve dha rezultat inkurajues për LDK-në”, ka shtuar ai.
-
LDK-ja shpall fitoren në pesë komuna
-
Abdixhiku shpall fitoren e LDK-së pa balotazh në tri komuna: Jemi të parët pas 12 vjetësh në Prishtinë
-
LDK-ja mori më së shumti vota, Abdixhiku falënderon votuesit
-
Abdixhiku deklarohet pas zgjedhjeve: LDK-ja ka dyfishuar votën
-
Haziri thotë se bindshëm ka fituar në Gjilan