Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 7.63 % e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e dytë lidhur me rivotimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut, transmeton Koha.net.

Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se deri në orën 11 kanë votuar 3 mijë e 748 votues apo 7.63%. Më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë e 106 votues apo 6.51%.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetarja Daka njoftoi se procesi zgjedhor për kryetar të komunës së Istogut është duke vazhduar normalisht dhe nuk ka raportime për ndonjë problem.