Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë për media për raundin e dytë të zgjedhjeve që po mbahen sot në Istog.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se të gjitha qendrat e vendvotimit janë hapur me kohë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftojmë se në kohën e paraparë janë hapur të gjitha vendvotimet në komunën e Istogut, pra 63 vendvotime sa janë gjithsej. KQZ fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote nga kjo komunë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre”, ka thënë Elezi.
Ai ka konfirmuar se konferenca e radhës do të mbahet në ora 11:30.
Përndryshe sot në Istog me të drejtë vote janë 49.150 qytetarë.