Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Korenica i VV-së premton transport që lidh fshatrat me Rahovecin

Qendra Rinore SHL-K në Rahovec , në kuadër të aktiviteteve të saja për rininë, nga data 9 – 13 tetor ka organizuar debate të hapura publike me kandidatët potencialë, të cilët garojnë për kryetar komune në Rahovec.

I ftuar për sot ishte kandidati nga radhët e LVV-së, Visar Korenica, i cili u premtoi të rinjve se do të pasurojë bibliotekën e qytetit dhe të shkollave me tekste shkollore dhe shkencore, ndihmë të nxënësve dhe mësimdhënësve, pastaj internshipin veror në komunë, si dhe përkrahje studentëve për punësim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai po ashtu premtoi se do të sigurojë transportin publik që lidhin qytetin me fshatrat ku të rinjtë të cilët janë pjesë e aktiviteteve vullnetare mund ta shfrytëzojnë atë pa pagesë.