Duke kritikuar qeverisjen aktuale në Rahovec, kandidati për kryetar të kësaj komune nga Lëvizja Vetëvendosje, Visar Korenica, ka premtuar përfundimin e zonës ekonomike, në fshatin Opterushë. Ndërsa, kandidatët e tjerë kanë premtuar fokus të veçante në sektorin e arsimit
Përfundimin e zonës ekonomike në fshatin Opterushë të Rahovecit, e ka premtuar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune.
Në një takim me banorë të këtij fshati, ai ka kritikuar qeverisjen e mëparshme duke thënë se qeverisja komunale e ka penguar ngritjen e kompanive vendore dhe sjelljen e investimeve nga jashtë.
E kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ka përmendur disa projekte të realizuara në fushën e arsimit, duke premtuar se do të mbetet prioritet edhe në mandatin tjetër.
“Për mandatin e ri 4-vjeçar në fushën e arsimit, planifikojmë të e shumëfishojmë buxhetin për arsim, ky shumëfishim përfshin dixhitalizimin e institucioneve arsimore”
Kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, gjatë një vizite në lagjen Ortakoll, ka premtuar më shumë art e kulturë, e më shumë gjelbërim për këtë lagje e këtë komunë.
Ai, po ashtu, ka takuar drejtuesit e klubeve sportive.
Derisa, Adnan Rrustemi, që synon qeverisjen e Komunës së Lipjanit, ka publikuar projektin për një pjesë të rrugës në këtë qytet që e lidh me fshatin Banullë.